Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë brenda ambienteve të varrezave në qytetin e Ballshit.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ai ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore.
Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues në këtë qytet, në gjendje në rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Për pasojë 60-vjeçari është gjetur i vdekur nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të Ballshit.
Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit, ndërsa rreth një vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngajrje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.