Pak para orës 14:00 të ditës së sotme, një Canadair është rrëzuar në Karystos, në zonën e Platanistos, Greqi. Avioni zjarrfikës që i përkiste Forcave Ajrore, goditi një pemë me krahun e djathtë, duke e bërë atë të humbiste lartësinë dhe të bjerë në përrua.
Canadair u rrëzua dhe brenda pak sekondash u përfshi nga flakët. Dy fluturuesit e rinj humbën jetën me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit dhe shuarjen e tyre. Mësohet se dy pilotët kanë humbur jetën.
27-vjeçari, Periklis Stefanidis, me origjinë nga Selaniku, ishte pilot i Forcave Ajrore dhe që në moshë të vogël kishte ëndërr të 'griste' valët me avionin e tij.
Atij i pëlqente të udhëtonte dhe vendosi të shërbente në Aviacionin e Zjarrit. Ai nuk mund ta imagjinonte se udhëtimi i tij i fundit do të kishte një fund kaq tragjik.
34-vjeçari, Christos Moulas, kishte pasion avionët dhe udhëtimet dhe shpeshherë ngarkonte foto të fluturimeve të tij në rrjetet sociale. 2 vite më parë, në fakt, ai kishte postuar edhe një foto nga Canadair e tij teksa fluturonte mbi Akropol, duke marrë lëvdata nga miqtë e tij.
Ai ishte i martuar, por fatkeqësisht nuk arriti të shijonte gëzimin e atësisë pasi gruaja e tij është 3 muajshe shtatzënë.
Ishin dy pilotë të rinj, të cilët nuk e morën parasysh rrezikun dhe me një manovër të rrezikshme iu afruan flakëve për të shpëtuar shtëpi dhe vendbanime.
Me vendim të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, janë shpallur tre ditë zie në Forcat e Armatosura (nga data 25 deri më 27 korrik 2023) për humbjen e jetës së pilotëve në krye të detyrës./Liberale.al