Aktualitet

Automjeti del nga rruga, plagosen burrë e grua

Shkruar nga Liberale
Automjeti del nga rruga, plagosen burrë e grua

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Levan të Fierit. Automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor, i cili është i mbushur me ujë.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar burrë e grua, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH