Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit, Ardi Veliu vihet në lëvizje për autorët

Shkruar nga Liberale
Atentati ndaj prokurorit, Ardi Veliu vihet në lëvizje për

Dy ditë pas ngjarjes që tronditi Durrësin, ku iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbledhur këtë të diel strukturat drejtuese dhe grupin hetimor të kësaj ngjarje.

Sipas Report TV,  i Veliu ka kërkuar informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve për zbardhjen e plotë të atentatit ndaj prokurorit Ndoja.

Puna për identifikimin e autorëve po vijon nga prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, në sinkron me Policinë e Shtetit.

Atentati ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku automjeti me të cilin po udhëtonte prokurori është qëlluar me breshëri automatiku në një nga rrugët në hyrje të qytetit të Durrësit.

Bashkë me Ndojën, në makinë ndodhej edhe Aleksandër Laho, një emër i përfolur, si dhe Andi Maloku, shoferi i Prokurorit. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH