Showbiz

Astrologia tregon simptomat: Më kanë bërë magji, përfundova në spital me serum

Shkruar nga Liberale
Astrologia tregon simptomat: Më kanë bërë magji,

Janë të shumtë ata që besojnë te magjia.

Astrologia Elena Demollari pohoi gjatë një lidhjeje live në Top Channel se është prekur nga magjia.

Ajo tregoi madje edhe simptomat të cilat siç thotë, e shtynë të kuptonte se diçka nuk ishte në rregull, ndërsa pretendon se i ka dalë dhe në ëndërr personi që i kishte bërë magji.

“Unë kam qenë e ndikuar nga magjia. Kam pasur maramendje, të vjella, shtrëngim zemre, vështirësi në frymëmarrje. Më doli në ëndërr dhe personi që ma kishte bërë. Unë kam një mjeshtër që më ndihmoi. I thashë ëndrrën dhe më tha që të kanë bërë magji. Në spital përfundova me serum. Ajo që ma kishte bërë kishte marrëveshje me djallin. Në spital më thanë e ke gjendje ankthi. Unë e shërova me ndihmën e mjeshtrit. Ne magjitë i gjetëm në bibël dhe kuran. Janë në librat e shenjtë ”- tha astrologia Elena Demollari.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH