Tre rrjetet më të mëdha të komunikimit, Facebook, Whatsapp dhe Instagram kanë dalë jashtë funksionit prej më shumë se 3 orësh.
Rreth 3 miliardë përdorues aktivë po ankohen për bllokimin e komunikimit pasi përdorin rrjetet sociale për të shkëmbyer mesazhe nga më të ndryshmet me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, Twitter vazhdon punën dhe nuk ka asnjë problem.
Përdoruesit e kanë shfrytëzuar duke përdorur imazhin e kreut të Facebook, Mark Zuckerberg, të shoqëruar me thënie apo me imazhe të tjera për ta kthyer në “meme”.
Të treja kompanitë zotërohen nga Facebook dhe veprojnë mbi të njëjtën platformë. Përdoruesit e rrjeteve sociale që donin të aksesoheshin në to kanë marrë mesazhin: “Diçka shkoi keq. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”
Andy Stone, një zëdhënës i Facebook, në një status në Twitter e ka pranuar problemin dhe është shprehur se është duke u punuar për t’i rikthyer rrjetet sërish.
Kompania është shpesh e fshehtë për shkaqet problemeve të kësaj natyre dhe nuk ka tendencë t’i shpjegojë ato edhe pasi janë rregulluar. Në vitin 2019, për shembull, Facebook pësoi një nga rëniet më të mëdha të sistemit në vite dhe më pas u justifikua duke thënë se kishte “shkaktuar një problem” gjatë “operacioneve të mirëmbajtjes rutinë”.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1217927,1217928,1217924,1217925,1217926,1217929"]