Këngëtari dhe kompozitori i këngës, Charlie Robison, ndërroi jetë në spital pas arrestit kardiak në moshën 59-vjeçare.
Krijuesi i hiteve muzikore nga Teksasi u detyrua të tërhiqej nga muzika pas komplikimeve të sëmundjes. Ai frymëzoi një brez artistësh të muzikës country
Motra Robyn Ludwick thotë se zemra e saj është “thyer në mënyrën më të pariparueshme” të mundshme. Gruaja e legjendës së muzikës country Charlie Robison u ka kërkuar fansave që të luten për familjen e saj pasi njoftoi vdekjen e tij nga një atak kardiak në moshën 59-vjeçare.
Këngëtari i "I Want You Bad" vdiq në një spital në San Antonio të dielën në mbrëmje, pesë vjet pasi ndërlikimet e një operacioni që e detyroi të tërhiqej nga muzika. Ai u rrit në një familje të mbushur me talent, duke përfshirë vëllain e tij, Bruce Robison dhe motrën, Robyn Ludwick.
“Sot zemra ime është thyer në mënyrën më të thellë më të pariparueshme”, shkroi Robyn teksa ndau një foto të çiftit në Facebook .
“Vëllai im i madh Charlie ndërroi jetë në krahët e të dashurve të tij. Ju lutem këndoni disa këngë Charlie Robison, sepse ai do të dëshironte një gjë të tillë”, tha motra e tij.