Policia e Gjirokastrës ka zbuluar 3 raste të zjarrvënies së qëllimshme. Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se kanë proceduar penalisht 57-vjeçarin me iniciale P. Ç.
Ky i fundit dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Mashkullorë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.
Po ashtu është zbuluar dhe autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Llovinë në Dropull. Lidhur me këtë rast është proceduar penalisht 67-vjeçari me iniciale V. B..
Policia në komunikatën për mediat bën me dije se kanë proceduar dhe 65-vjeçarin M.B., banues në fshatin Qesorat, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në këtë fshat.
Të tre këta persona do të përballen me akuzën për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.