Maqedoni

Arrestohen 4 shtetas ukrainas në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale
Arrestohen 4 shtetas ukrainas në Maqedoninë e Veriut

Katër shtetas të Ukrainës janë arrestuar në vendin fqinj nën dyshimin se kanë gërmuar ilegalisht artefakte në një nga lokacionet më të pasura arkeologjike maqedonase, Isar, njoftoi policia.

Në njoftim thuhet se ata janë arrestuar të premten teksa po gërmonin në atë lokalitet, jo shumë larg kufirit me Greqinë.

Tek të dyshuarit janë gjetur dy detektorë metali, lopata dhe disa objekte të gërmuara.

Emrat e të dyshuarve nuk janë bërë të ditur, por në njoftim thuhet se të gjithë kanë pasur leje për qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut.

Nëse shpallen fajtorë në gjykatë, rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

Ka më shumë se 200 varre në Isar dhe gërmimet datojnë nga epoka e bronzit deri në antikitetin e vonë.

Aty gjenden edhe mbetjet e një tempulli dhe një stadiumi të ndërtuar në stilin e lashtë romak.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH