Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka reaguar për ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij. Në një postim në Instagram, Gjebrea shkruan, se një tjetër engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea.
“Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im…Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd. Në paqe shpirti yt! #shpetimgjebrea”, shkruan Arditi.
Mjeku i ndarë nga jeta është babai i deputetes së Partisë Socialiste, Elona Gjebrea.
“Me hidherim të thellë, ju njoftoj për humbjen e babait tim, Shpetim Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkëshortit ideal. Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e tē dashur. Sa shumë do na mungosh babush. Bota pa ty do jetë tani më e vogël”, shkruan deputetja.