Kryeministri Edi Rama tha sot, gjatë një takimi në Gjirokastër se, nuk do të tërhiqet nga nisma për amnistinë fiskale.
Sipas tij, lekët e emigrantëve shqiptarë që do të vijnë në Shqipëri janë para nga puna e ndershme.
“Amnistia është për të gjithë, as për demokratët dhe socialistët. Do të bëhet për të sjellë më shumë para shqiptarët këtu, për të bërë ça të duan me ato para legale, në pronën e tyre, në vendin e tyre. Sot ky është fakt. Kush merret me agroturizëm do fitojë më shumë.”, tha Rama.
Më tej, ai tregoi se "kam takuar nga ata që kanë fjetur në pemë. Ku i kanë çuar ato para? Një pjesë të madhe të parave i kanë kursyer këtu dhe një pjesë andej". /Liberale.al