Aktualitet

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri largohet nga detyra para kohe

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri largohet nga detyra para kohe

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann mësohet se do të largohet nga vendi ynë pas vetëm një viti këtë detyrë.

Gazetari Ergys Gjençaj ka raportuar se Hohmann mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.

I kontaktuar nga gazetari Gjençaj mbi ngjarjen, Delegacioni i BE ka sqaruar se Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë.

“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Për pyetje të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel”, thuhet në reagim.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH