Ambasadorët e akredituar në vendin tonë po zhvillojnë këtë të martë një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Takimi ka nisur në orën 10:00.
“Panorama” mëson se në selinë blu kanë mbërritur këtë mëngjes ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf. Po ashtu në takim janë edhe diplomatët e Francës dhe Britanisë në vendin tonë.
Takimi vjen një ditë pasi Sali Berisha me përkrahësit e tij shkuan në ambientet e selisë blu dhe pretendojnë se kanë shkarkuar si kryetar të PD-së Lulzim Bashën.