Aktualitet

Alizoti: Rama i rrezikshëm, nuk është më ai djali me çorape të kuqe

Shkruar nga Liberale
Alizoti: Rama i rrezikshëm, nuk është më ai djali me

Anëtari i kryesisë së PD-së Tomor Alizoti ka folur për qëndrimin e eurodeputetëve për Shqipërinë, ku pati kritika për ecurinë e Shqipërisë.

Alizoti nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë, pasi sipas tij vendimet e saj e kanë larguar vendin nga vlerat Evropiane, nga Bashkimi Evropian. Më tej ai shtoi se qeveria aktuale nuk duhet të thyejë precedentin.

“Si mund të funksionojë një vend pa Gjykatë Kushtetuese? Si do t’i realizosh 15 pika kur t’i përdor një Parlament anormal për të bërë gjera madhore në Shqipëri? Vendi është kthyer në vend krimi. Duhet ta heqim këtë psikozë se Evropa ka nevojë për ne. Nuk duhet të lejojmë mohimin e lirisë sonë. Besoj që është frika që kanë tani nga Rama, kanë parë që është njeri i rrezikshëm, i fiksuar në vendimet e tij.

Nuk është më ai djali me çorape të kuqe, por tani është i rrezikshëm. Tani do të jetë një votë mllefi, edhe opozita nuk bën dot mrekulli, por të paktën duhet kthejë situatën në normalitet. Shqipëria tani është në çmenduri. Rama ka një fjalor të ndjeshëm mashtrimi. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm”, tha Alizoti në Abc News.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH