Aktualitet

Alibeaj: Rama e ka shndërruar Policinë në shërbim funerali

Shkruar nga Liberale
Alibeaj: Rama e ka shndërruar Policinë në shërbim funerali

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë takimit me forcat e policisë në kuadër të 107 vjetorit të krijimit të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se Rama e ka kthyer Policinë në shërbim funerali, e cila veçse mblkedh kufomat e krimit.

"Rama, ne 107 vjetorin e Policise se Shtetit qenka krahasuar me Policine e Ismail Qemalit!

E megjithe kete krahasim te mundimshem, kryeministri nuk paska gjetur guxim te perballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019;

nuk i paskan ardhur nder mend qe 128 drejtues te “Policise qe deshi” iu perfshine ne kanabizimin e vendit;

se 3 drejtuesit e larte te tij ne Vlore i ka ende ne arrati;

asnje fjale per oret shtese te papaguara dhe kushtet mizerabel;

asnje grimase per viktimat e krimit te ketij fillimviti.

Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit!

E ne fakt perse i duhet Policia, perderisa per te mjafton qe kriminelet “hengshin kokat e veta”?!", shkruan Alibeaj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH