Aktualitet

Ali Ahmeti: Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministër shqiptar

Shkruar nga Liberale
Ali Ahmeti: Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministër shqiptar

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti tha në një intervistë për Radion Europa e Lirë, tha se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Naser Ziberi, do të jetë kandidat mbipartiak. Ahmeti u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut dhe shtoi se qeveria e re duhet të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

Qeveritë në Maqedoninë e Veriut janë qeveri politike ku ulen dhe diskutojnë partitë për formimin e të njëjtave. Kemi shumë raste, jo vetëm këtu në rajon, në Ballkan, por edhe në Europë që kryeministri i vendit zgjidhet nga një parti që ka më pak mandate. Ne nuk pretendojmë se do të kemi më shumë mandate as sa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë as sa VMRO-DPMNE, por ne pretendojmë se do të jemi fitues në kampin politik shqiptar dhe qeveria që do të ndërtohet, do të ndërtohet mbi bazë të negociatave”.

Motoja e partisë së tij në këto zgjedhje “Tani është koha për kryeministër shqiptar”, është përshkruar nga kundërshtarët politikë si në kampin shqiptar ashtu dhe atë maqedonas, se kjo bëhet për qëllime politike.

Ahmeti thotë se nuk ka arsye përmes të mos këmbëngulet për këtë ide. “Ne si Bashkim Demokratik për Integrim kërkojmë kryeministër shqiptar dhe jam kureshtar të dëgjoj arsyet e të tjerëve të cilët kanë dalë kundër kësaj ideje. Dhe me kënaqësi dhe padurim i pres arsyet që mund t’i japin ata", tha Ahmeti.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH