Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër Bashës: Mbaj premtimin që dhe

Shkruar nga Liberale
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër Bashës: Mbaj premtimin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me një letër ku i kujtojnë këtij të fundit nënshkrimin e kontratës që është bërë për angazhimin e PD për një sistem zgjedhor ndryshe.

AMT i kujton Bashës se në bazë të asaj çfarë është premtuar nga kreu i PD, ditën sotme u mbushën 10 muaj nga nënshkrimi i kontratës dhe ende nuk ka nisur asnjë konsultim në lidhje me këtë çështje.

Në kërkesën e saj AMT kërkon hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit, dhe miratimin me referendum në pranverë 2021.

Letra e plotë:

“I nderuar z. Basha,

më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:

“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”

Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore.

Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.

Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021″.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1143291,1143290,1143289,1143288"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH