Aktualitet

Alarm i rremë për bombë te Ambasada çeke

Shkruar nga Liberale
Alarm i rremë për bombë te Ambasada çeke

Një alarm për bombë në Ambasadën e Çekisë vuri në lëvizje policinë e Tiranës gjatë pasdites së sotme.

Policia e Tiranës u njoftua nga një telefonatë anonime në sallën operative lidhur me bombën.

Nga verifikimet paraprake, policia nuk ka konstatuar asgjë të dyshimtë. Dyshimet janë se mund të jetë alarm fals.

"Në vendngjarje nuk kemi gjetur asgjë të dyshimtë, kanë nisur hetimet për telefonatën që morëm" bëjnë me dije burime nga Policia.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit që bëri telefonatën.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH