Aktualitet

Akuzat e Metës/ Sa vjet burg rrezikon Dvorani, nëse shpallet fajtor

Shkruar nga Liberale
Akuzat e Metës/ Sa vjet burg rrezikon Dvorani, nëse shpallet fajtor

Presidenti Meta pritat të dorëzojë sot rreth orës 14:30 padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Meta e akuzon Dvoranin se ka shpërdoruar detyrën dhe përvetësuar titullin, teksa është shprehur disa herë se kreu i KED ka tentuar të fusë në kurth institucionin e kreut të shtetit përmes emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Dënimet e parashikuara në Kodin Penal për dy akuzat

Neni 246

Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore

Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013).

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH