Globi

Akuzat e Haradinajt: Albin Kurti, peng i shërbimit sekret të Serbisë

Shkruar nga Liberale
Akuzat e Haradinajt: Albin Kurti, peng i shërbimit sekret të

Seanca e sotme në parlamentin e Kosovës është mbajtur mes kritikave të opozitës për kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij, kryesisht për dialogun dhe marrëdhëniet me NATO-n. Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush haradinaj ka akuzuar Albin Kurtin se mbahet peng i shërbimeve serbe.

“Kryeministër a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa ke qenë në burg, a mban diçka Serbia mbi ty me të cilën të mban peng sot e kësaj dite apo nga çlirimtarët që janë detyruar të mbajnë pushkën në dorë për lirimin e vendit. Duhet të deklarohesh një herë se qarkullojnë gjatë këto. Kur shkon në Bruksel, tregona çka po i sjell Kosovës nga shkuarjet atje”, tha Haradinaj.

Ndërsa deputetët nga radhët e partisë demokratike nuk i kursyen pakënaqësitë mbi deklaratën e shefit të ekzekutivit, pas darkës në Bruksel me homologët e rajonit.

I pyetur rreth një marrëveshje ndërmjet Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Rasmussen në vitin 2013, Albin Kurti sërish e ka cilësuar atë si të dëmshme.

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetëm", tha Kurti.

Albin Kurti ka publikuar një letër ku pretendonte se ish presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013 në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, ka bërë marrëveshje sekrete me NATO-on, që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të hyjë në veri të vendit, e banuar me shumicë serbe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH