Aktori i njohur i humorit, Ledio Lako ka folur në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora për marrrëdhëniet e tij me vajzat.
Ai ka treguar që një të dashur e la për faktin se ajo nuk njihte shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.
“Doli Ismail Kadare në televizor dhe e pyeta se kush është, më tha nuk e njoh. Pastaj e çova në radio, dinte të gjitha këngët përmendësh edhe thashë ku po shkon kjo botë. Nuk është vetëm marrëdhënie seksuale jeta, edhe do flasësh diçka”, shprehet Ledio Lako./Gazeta Liberale