Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.
Drejtuesi i një automjet tip 'Benz' ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa makina është shkrumbuar.
Shpejtesia dhe lagështira në rrugë dyshohet të jenë bërë shkak për aksidentin./Gazeta Liberale