Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, plagoset një shofer

Shkruar nga Liberale
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, plagoset një shofer

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve K.G., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 13:00, në autostradën Tiranë – Elbasan, janë përplasur dy mjete.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH