Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një person

Shkruar nga Liberale
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçar i ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Peqin kur një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë e për pasojë i është shkaktuar vdekja drejtuesit të saj, shtetasit Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejetuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH