Aktualitet

"Ai ka vdekur për mua", flet nëna e shqiptarit që përdhunoi 34-vjeçaren greke

Shkruar nga Liberale
"Ai ka vdekur për mua", flet nëna e shqiptarit që

Autoritetet policore janë vënë në gjurmët e 45-vjeçarit shqiptar që përdhunoi një grua në stacionin e autobusit në Paleo Faliro. Mediat greke bëjnë me dije se ai ka dhunuar dhe nënën e tij.

Ndërkohë nëna ka folur për mediat vendase për dhunën dhe abuzimin që pësoi nga djali i saj.

“Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Nuk e dua. Unë jam 70 vjeç. Unë them se do të marr pension, ai po më merrte lekët. Pi cipur, pi birra. Policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash, unë nuk dua një fëmijë të tillë”, tha nëna e 45-vjeçarit.

Sipas dëshmitarëve të lagjes, ai shpesh kishte shpërthime të dhunshme, ndërsa zërat dëgjoheshin nga brenda shtëpisë së tij. Madje, policia është thirrur disa herë në vendngjarje.

Ndaj tij është ngritur dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, me përdorim të forcës, kanosje me armë dhe rrëmbim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH