Aktualitet

"Agjentët e BKH kontrollojnë zyrat e partisë së Ilir Metës"

Shkruar nga Liberale
"Agjentët e BKH kontrollojnë zyrat e partisë së Ilir

Me urdhër të SPAK, agjentë e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontrolluar këtë të martë zyrën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Sipas Report TV, kontrollet janë kryer në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA.

Më 8 nëntor, Meta mor në pyetje për mbi 2 orë nga prokurorët e SPAK për aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 414 milionë eurosh. Meta i cilësoi hetimet si telenovelë pasi sipas tij është rihapur sërish si çështje edhe pse është gjykuar 2 herë dhe sulmoi denoncuesin e aferës Romeo Kara, duke e quajtur kallëzues i rremë.

Afera CEZ/DIA dhe përfshirja e Metës

Çështja i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, u bë ndërprerja nga qeveria Rama. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer.

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH