“Nuk e di ku është klienti im, policia erdhi dhe kontrolloi banesën. Nuk e dimë pse është shpallur në kërkim”, kështu deklaroi avokati i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku pas daljes nga prokuroria.
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar sot urdhër arresti për Kajmakun. Ai u shkarkua nga KQZ, sepse gënjeu në Formularin e Dekriminalizimit, pasi nuk tregoi hetimin dhe arrestimin e tij në Greqi.
Kajmaku ka larguar nga detyra edhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Vorës dhe emëroi një të ri, i cili sipas procedurave mund të rekomandohej për zëvendësimin e tij në detyrë. /Gazeta Liberale