Showbiz

Adelina Ismaili i bëhet krah Arilenës: Bëri muzikë, nuk ishte servile

Shkruar nga Liberale
Adelina Ismaili i bëhet krah Arilenës: Bëri muzikë, nuk

Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Ismaili ka reaguar pas zhurmës në rrjetet e mediat sociale që u krijua pë Festivalin e 58 të RTSH-së, ku fituese u shpall Arilena Ara.

Nëpërmejt një postimi të gjatë në InstaStory ajo mbështet Arilenën, duke thënë se bën muzikë pa prapaskena të fëlliqura, ndaj kërkon që të mos kryqëzohet një vajzë e talentuar si ajo.

Këngëtarja nuk i kursen kritikat as ndaj moderatores Alketa Vejsiu, teksa shkruan se i mbeti borxh Arilenës.

“Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshët për gazetarë e rrobaqepsa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e ‘koncerteve’ që mbajnë erë bajgash e sponzorësh dhëmbë palarë… Alketën e dënoi modestia e saj. Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë. Po festova. Festova që një vajzë vetëm 21 vjeçare fitoi”, shkruan ndër të tjera Adelina./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1113679,1113680,1113682,1113681,1113678"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH