Aktualitet

A u shpëtua Alvini? Babai tregon ç'po ndodh momentalisht me djalin

Shkruar nga Liberale

11 vjeçari me origjinë shqiptare Alvin Berisha sipas burimeve te besueshme është shpetuar nga kampi -burg, “Al Hol”, në verilindje të Sirisë. Mësohet se ai tashmë ndodhet në një vend të sigurt, por ende nuk ka dalë nga Siria.

Burimet i thane “Abc News” se shpetimi i vogelushit u be i mundur nga “Kryqi i Kuq nderkombetar” dhe “Gjysmehena Siriane”.

Ndërkohë, përmes disa komenteve të bëra në profilin e tij të Facebook-ut, babai i Alvnit, Afrim Berisha thekson se ende janë në negociata me forcat kurde për ta nxjerrë djalin nga zona e kontrolluar prej tyre.

Ndërkohë që të afërmit dhe miqtë e përgëzojnë në Facebook për shpëtimin e djalit ai shprehet se nuk ka mbaruar ende çdo gjë, pasi po presin disa dokumente që ushtria kurde ta lejojë Alvinin të dalë prej zonës së kontrolluar prej tyre./ABCnews

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH