Showbiz

A duhet ti hamë mollët e krimbura? Agronomi habit me përgjigjen

Shkruar nga Liberale
A duhet ti hamë mollët e krimbura? Agronomi habit me përgjigjen

Të gjithë jemi mësuar të mos i preferojmë frutat e krimbura, por pedagogu i Universitetit Bujqësor, Bardhosh Ferraj, na shpjegoi dje në emisionin “Në shtëpinë tonë” se molla apo frutat e tjera të krimbura, në të vërtetë, tregojnë se ato janë më organike dhe te to është kursyer doza e pesticideve.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur shkonin në treg për fruta dhe perime, drejtoheshin te molla e shtrembër. Tek ajo që kishte krimb. Ne krimbin nuk e pranojmë dot në aspektin e dëmtuesit, por krimbi do të thotë që molla është organike.

Jemi kursyer te doza e trajtimit me pesticide. Për formimin tonë është i keq, por është më mirë të hani një mollë me krimb dhe thjesht të hiqni pjesën e krimbit”, shpjegoi agronomi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH