Avokat të zëshëm të rrugëtimit europian të Ballkanit Perëndimor, e cilësoi kreu i qeverisë ministrin gjerman të Shtetit për Çështjet Europiane.
Edhe kur Franca e Holanda vinte veton për të mos çelur negociatat me dy kandidatet ballkanike vjeshtën e 2019-s, Micheal Roth ishte ngulmues që Bashkimi Europian duhet të mbante premtimin, ndërsa ngrinte alarmin e ndikimit të fuqive të huaja, që mund të mbushnin boshllëkun.
Edhe para se të nisej në turin treditor në Shkup e Tiranë, ministri gjerman dha mesazhin se ishte koha që unioni të mbante fjalën.
Megjithëse për të dy vendet u mor parimisht një vendim pozitiv vitin e kaluar, ndërsa e gjithë bota ishte e izoluar nga koronavirusi i ri, përtej 15 kushteve për Shqipërinë nuk u caktua një datë konkrete për konferencën e parë ndërqeveritare.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!