Globi

Shpërthim në fabrikë/ Të paktën 12 të vdekur dhe 39 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Shpërthim në fabrikë/ Të paktën 12 të vdekur dhe

Nga një shpërthim në një fabrikë të përpunimit të nikelit të financuar nga Kina në Indonezinë lindore të dielën mbetën të paktën 12 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 (me orën lokale, 22:30 mbrëmë me orën shqiptare) në një fabrikë të PT Indonesia Tsingshan Stainless Steel në Parkun Industrial Morowali që ndodhet në ishullin Sulawesi.

“Numri aktual i të vdekurve është 51. Dymbëdhjetë persona janë vrarë në aksident. Janë 39 persona me lëndime të lehta ose të rënda”, tha përfaqësuesi i kompanisë industriale, Dedi Kurniawan, në një deklaratë, duke shpjeguar se në mesin e të vdekurve janë shtatë indonezianë dhe pesë të huaj, pa specifikuar kombësinë e tyre

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH