Globi

HISTORI NJERËZORE/ Kush ishte Lee Miller? Fotografja e harruar e luftës më në fund "merr" meritat që i takonin

Shkruar nga Liberale
HISTORI NJERËZORE/ Kush ishte Lee Miller? Fotografja e harruar e

Një modele që pozoi për revistën "Vogue" dhe u ul për t'u hedhur në telajo nga piktori i famshëm, Pablo Picasso dhe Man Ray, po karriera e të cilit u u ndërpre papritmas.

Lee Miller ishte një artiste amerikane, fotografe dhe modele,  e cila rikrijoi veten shumë herë pa u larguar nga parimet që udhëhoqën jetën dhe karrierën e saj. Kur ajo vdiq në vitin 1977, puna e saj fotografike ishte harruar kryesisht, familja e saj nuk ishte në dijeni të punëve artistike të praktikës së saj dhe asaj që ajo dëshmoi në luftë, derisa gjetën një sasi materialesh të saj.

Tashmë, rreth pesë dekada më vonë, ajo është subjekt i filmit biografik të drejtuar nga Kate Winslet "Lee", i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në shtator, si dhe një monografi të fundit të punës së saj e një ekspozitë në vazhdim në mega-galerinë Gagosian në Nju Jork, ku disa nga fotografitë janë në shitje. / Liberale.al: Përgatiti A.Mënalla

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH