Aktualitet

"Poshtë diktatura", mbështetësit e Berishës nisin protestën para Kuvendit, e pranishme dhe e bija, Argita

Shkruar nga Liberale
"Poshtë diktatura", mbështetësit e Berishës nisin

Pak para mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për mandatin e Berishës, ka nisur protesta e Rithemelimit para Kuvendit.

Me thirrjet "Rama ik’, ‘Poshtë diktatura’, mbështetësit e Berishës janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit.

Protestës i janë bashkuar deputetët e Rithemelimit, Argita Berisha, dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Deputetët e grupit të Gazment Bardhit dhe grupit të Rithemelimit nuk do të jenë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

As vetë Berisha nuk do të jetë i pranishëm në seancë, gjë të cilën e bëri me dije mëngjesin e kësaj të hëne.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH