Sport

Aksidenti tragjik në Kosovë u merr jetën dy futbollistëve, dy të arrestuar pas ngjarjes

Shkruar nga Liberale
Aksidenti tragjik në Kosovë u merr jetën dy futbollistëve,

Në afërsi të Prizerenit aksidenti tragjik i mbrëmjes së djeshme u mori jetën 3 të rinjve. E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se po bëhej një garë me makina dhe njëra prej atuomjeteve ka përplasur disa persona që po ndiqnin nga afër këtë aktivitet.

Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.

Policia përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar. Më herët u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave.

Ndërsa së fundmi, policia njoftoi edhe për arrestimin e një tjetër personi, Irfan Hotin nga fshati Dejnë.

Dy prej viktimave futbollistë janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bubaj, të tre rreth moshës 20-vjeç. Sipas mediave në Kosovë bëhet me dije se dy të parët ishin futbollistë.

Pas ngjarjes, ka reaguar edhe ish skuadra e tyre KF Gjakova të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, shkruhej në postim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH