Një 65-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujërat e lumit Buna.
Sipas informacioneve të Policisë, ky shtetas, rreth orës 11:50, kishte shkuar për të peshkuar në bregun e lumit Buna dhe ka rrëshqitur aksidentalisht, duke rënë në ujë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.