Aktualitet

Abuzimi me tenderin e ujësjellësit/ SPAK kërkon 3.6 vite burg për ish-kryebashkiakun Lefter Alla, shpall pretencën dhe për zyrtarët e tjerë

Shkruar nga Liberale
Abuzimi me tenderin e ujësjellësit/ SPAK kërkon 3.6 vite burg

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur pretencën për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, duke kërkuar 3.6 vite burg.

Por me gjykim të shkurtuar Alla do të kryejë 2.4 vite burg.

SPAK kërkon 4 vite heqje lirie për Erion Isakun dhe Rasim Dacin (2.8 vite me gjykim të shkurtuar), 3 vite burg për Enkelejda Lleshin (me gjykim të shkurtuar, 2 vite burg), 2.3 vite burgim për Aqif Koneshën (1.5 vite me gjykim të shkurtuar), nga dy vite për Rubin Kolën, Arsen Gjokën, Kujtim Zogun e Leonard Daçin (me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, 1.4 vite burg) si dhe 1.9 vite burg për Dali Gazidedjën (1.2 vite me gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë se Lefter Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë akuzohen se kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë e 439 mijë lekë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH