Aktualitet

6 vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

Shkruar nga Liberale

Qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian sjell shumë përfitime. Një shtetas i huaj, me banim në një vend të BE-së gëzon përfitimet që ofron vendi ku ai jeton, por gjithashtu gëzon edhe përfitimet që ofron BE-ja si bllok.

Një banor i vendeve anëtare të BE-së, ndër të tjera, ka të drejtë të udhëtojë lirshëm në të gjithë Zonën Shengen, madje ndonjëherë pas pasur nevojë të paraqesë dokumente kur kalon nga një vend në tjetrin.

Qëndrimi në cilindo nga vendet e BE-së zakonisht çon në marrjen e shtetësisë së atij vendi. Pasi dikush fiton nënshtetësinë, ai/ajo mund të transferohet në çdo vend tjetër të BE-së dhe të vendoset atje.

Më poshtë,  gjendet një listë e vendeve të BE-së në të cilat është më e lehtë të fitosh leje qëndrimi. Ti mund të bëhesh rezident i atij vendi duke investuar një shumë të caktuar parash, sipas skemave të investimeve, të cilat shpesh njihen si viza të arta.

Austri

Ka disa mënyra për t'u vendosur si rezident i ligjshëm në Austri. Vendi lëshon leje qëndrimi për qëllime bashkimi familjar, për nxënës, studentë dhe studiues, punëtorë të kualifikuar, si dhe punëkërkues.

Këto lloj lejesh më pas kategorizohen në nënkategori të tjera. Për shembull, kur aplikoni për t'u transferuar në Austri si punëtor i kualifikuar, mund të përshtateni në një nga kategoritë e mëposhtme:

- Punonjës shumë të kualifikuar

- Punëtorët e kualifikuar në profesionet me mungesë

- Punëtorët e tjerë kryesorë

- Studentë të diplomuar në Universitetet dhe Kolegjet Austriake

- Punëtorët kryesorë të vetëpunësuar

- Themeluesit e start-up-eve

Një nga kërkesat kryesore për të fituar rezidencën në Austri është të dëshmoni se bëni mjaft para. Nëse do të jetoni vetëm, duhet të dëshmoni se fitoni 1,030,49 € në muaj, ndërsa nëse jetoni me një partner/bashkëshort, kjo shumë për të dy ju rritet në 1,625,71 €. Për çdo fëmijë kërkohet një shumë shtesë prej 159,00 €.

Megjithatë, mënyra më e lehtë për t'u bërë rezident austriak është përmes investimit. Të gjithë personat që kanë njohuri të gjuhës gjermane të nivelit A1, sigurim shëndetësor me mbulim të plotë dhe kanë një minimum prej 40,000 € fonde likuide në një llogari bankare, e cila shumë varet nga madhësia e familjes së aplikantit, kanë të drejtë të bëhen rezidentë austriak përmes kësaj rruge.

Aplikanti gjithashtu duhet të tregojë prova të pasurive të paluajtshme rezidenciale, të cilat mund të jenë në pronësi të tij, ose të jepen me qira.

Periudha e përpunimit varion nga një muaj në tre. Leja e qëndrimit lëshohet për një vit dhe duhet të rinovohet çdo vit. Kur banori i ri synon të rinovojë lejen e tij/saj të qëndrimit në Austri, duhet të sigurohet që kushtet e listuara më sipër janë ende të plotësuara. Ana negative e këtij programi është se kuota vjetore për ata që kanë të drejtë të përfitojnë është rreth 300.

Qipro

Mënyra më e lehtë për t'u bërë rezident i përhershëm i Qipros, është gjithashtu përmes investimit në vend. Blerja e një pasurie të re të paluajtshme me vlerë totale të tregut prej të paktën 300,000 € plus TVSH është e mjaftueshme që një person të plotësojë kriteret e para për t'u bërë rezident i ligjshëm në Qipro, nëpërmjet të ashtuquajturës Viza e Artë.

Ata që nuk duan të blejnë një pronë, mund të investojnë 300,000 € në një kompani fizike të regjistruar dhe që operon në territorin e Qipros, e cila punëson të paktën pesë persona, ose të investojë të njëjtën shumë në investimet kolektive të Shoqatës së Fondeve të Investimeve të Qipros.

Aplikanti gjithashtu duhet të ketë të ardhura vjetore prej së paku 30,000 €, të cilat mund të vijnë nga pagat, qiratë, pensionet, etj. Të huajt gjithashtu mund të bëhen rezidentë të Qipros në mënyra të tjera, duke përfshirë aplikimin për një leje qëndrimi për punësim, studim ose bashkim familjar.

Greqi

Greqia është gjithashtu i njohur për programin e tij Golden Visa, që iu jepet të huajve të kualifikuar brenda 60 ditëve nga aplikimi. Ka disa lloje investimesh që të huajt mund të bëjnë për t'u kualifikuar në këtë program, ndër të cilat janë edhe:

- Blerja e një prone me vlerë të paktën 250,000 €

- Një investim minimal prej 400,000 € për një kompani që ka selinë e saj në Greqi

- Një investim minimal prej 400,000 € për një kompani investimi në pasuri të paluajtshme që do të investojë ekskluzivisht në Greqi

- Blerja e obligacioneve të qeverisë greke me vlerë minimale prej 400,000 € dhe maturim të mbetur minimalisht tre vjet nga data e blerjes

- Depozitë me afat të një vlere minimale prej 400,000 € në një institucion krediti vendas, për të paktën një vit, me një urdhër të përhershëm për rinovim.

Ka shumë mënyra të tjera për të fituar qëndrimin në Greqi, duke përfshirë këtu punësimin në fusha të ndryshme, studentë, studiues, formim profesional, punë vullnetare, bashkim familjar etj.

Itali

Një tjetër destinacion me famë turistike, ku banorët e huaj mund të fitojnë shtetësinë pas dhjetë vitesh qëndrimi ligjor në vend.

Mënyra më e lehtë për t'u bërë rezident në Itali është duke investuar një shumë të caktuar parash në këtë vend. Një i huaj mund të investojë një minimum prej 2 milionë euro në obligacione të qeverisë italiane, një minimum prej 500,000 euro në aksione italiane, ose një minimum prej 1 milionë euro në projekte me interes publik në Itali, si kultura, arsimi, ekologjia, menaxhimi i imigracionit, kërkimi dhe zhvillimi, artet dhe trashëgimia. Mënyra të tjera për të fituar qëndrimin në Itali janë puna, studimi dhe bashkimi familjar, por edhe për punë sezonale nga gjashtë deri në nëntë muaj.

Portugali

Të jetosh në Portugali nuk do të thotë vetëm të jetosh në një vend të bukur me mot të ngrohtë dhe ujëra blu, por edhe të jetosh në një vend me një shkallë të ulët krimi dhe një kosto jetese relativisht të përballueshme.

Të huajt mund të fitojnë rezidencën në Portugali përmes dy llojeve të investimeve, transferimit të kapitalit ose blerjes së një prone. Disa nga investimet e transfertave kapitale janë si më poshtë:

Transferimi i kapitalit, të paktën 5 milion € në një llogari bankare portugeze, ose investime të miratuara;

500,000 € për aktivitetet kërkimore të enteve publike ose private, që janë pjesë e sistemit kombëtar shkencor dhe teknologjik- 400,000 € në një zonë me densitet të ulët të popullsisë;

250,000 € për të mbështetur prodhimin artistik ose për rikuperimin, mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare- 200,000 € në një zonë me densitet të ulët të popullsisë

Sa i përket blerjes së një prone, shumat minimale për t'u investuar janë si më poshtë:

500,000 € blerja minimale e pasurive të paluajtshme - 400,000 € në një zonë me densitet të ulët të popullsisë;

350,000 € minimale në një blerje prone për rinovimin e pronave rezidenciale më të vjetra se 30 vjet ose në një zonë të rigjenerimit urban, duke përfshirë kostot e rinovimit - 280,000 € në një zonë me densitet të ulët të popullsisë.

Spanjë

Spanja është një nga destinacionet më të kërkuara për investime, pasi vendi josh të huajt me plazhet e bukura, motin e nxehtë dhe historinë e pasur.

Rezidenca në Spanjë mund të fitohet duke blerë një pronë me vlerë të paktën 500,000 €, duke krijuar një biznes që njihet si 'interes i përgjithshëm' për Spanjën, depozita bankare me një vlerë minimale prej 1 milion € në institucionet financiare spanjolle, ose një obligacion qeveritar, investim me vlerë minimale prej 2 milionë euro.

Një mënyrë tjetër për t'u vendosur në këtë vend është nëpërmjet vizës jofitimprurëse të qëndrimit, e cila u jepet atyre që kanë të ardhura të paktën 25,560 € në vit, plus 6,390 € për çdo anëtar shtesë të familjes. Janë të disponueshme edhe leje të tjera qëndrimi, si ato për punësim, bashkim familjar, studim etj.

Spanja u ofron gjithashtu mundësinë banorëve të saj që të bëhen shtetas spanjollë përmes natyralizimit pas dhjetë vjet qëndrimi të ligjshëm në vend. Shtetasit e disa vendeve specifike - Filipinet, Andorra, vendet spanjolle-amerikane, Guinea Ekuatoriale, Portugalia, si dhe individë me origjinë hebreje sefardike - mund të kenë të drejtë për shtetësi pas dy vitesh qëndrimi të ligjshëm./Përshtati Liberale.al

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH