Aktualitet

40 mijë lekë bursë, me kusht që pas përfundimit të studimeve të qëndrojnë 3 vite në Shqipëri/ Lista e plotë e degëve prioritare

Shkruar nga Liberale
40 mijë lekë bursë, me kusht që pas përfundimit të

Studentët që zgjedhin një nga degët e caktuara si prioritare nga Minsitria e Arsimit, do të kenë disa përfitime. Ata do të përfitojnë bursë sa paga minimale, nuk do të ketë kriter mesatareje për regjistrim, ndërsa kanë si kusht të qëndrojnë 3 vite në Shqipëri pas mbarimit të studimeve.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave është publikuar në faqen zyrtare, ndërsa në listë janë shtuar edhe disa degë të tjerë prioritare, siç janë arsimi parashkollor dhe ai fillor.

Po ashtu janë shtuar edhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, si edhe zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale.

Në ndryshim nga vendimi i vitit 2022, Qeveria vendosi që të heqë kriterin e mesatares me qëllim që të nxisë maturantët që të zgjedhin të studiojnë për degët prioritare, ku do të përfitojnë bursën me vlerë 40 mijë lekë, por me kushtin që pas përfundimit të studimit do punojnë për 3 vite në Shqipëri.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1369209,1369210"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH