Ekonomi

270 milionë euro në total, si do të ndahet fondet për 61 bashkitë e vendit

Shkruar nga Liberale
270 milionë euro në total, si do të ndahet fondet për 61

Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për 61 bashkitë e vendit tonë gjatë vitit 2023 në total është 31.6 miliardë lekë apo afro 270 milionë euro.

Si do të ndahen paratë mes bashkive të vendit? Për ndarjen e fondeve aplikohet një formulë, e cila identifikon nevojat për shpenzime të bashkive duke u bazuar tek popullsia relative, dendësia e popullsisë (që reflekton diferencat në koston e ushtrimit të funksioneve ndërmjet bashkive) dhe tek numri faktik i fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në çdo bashki.

Po ashtu formula mat edhe kapacitetin fiskal. Ekualizimi fiskal bazohet në të ardhurat faktike nga tatimi mbi të ardhurat personale, nga taksa vjetore e automjeteve të përdorura dhe taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë  për pasuritë e paluajtshme.

Cilat nga bashkitë do të përfitojnë më shumë fonde?

Nga tabelat e detajuara të buxhetit 2023, bashkitë e mëdha janë edhe ato që do të marrin më shumë para. Lista fillon me Bashkinë Tiranë e cila përfiton rreth 4.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Bashkia Durrës me 1.7 miliardë lekë, Bashkia Elbasan me 1.3  miliardë lekë, Bashkia Shkodër 1.2 miliardë lekë dhe Fieri e Vlorë marrin rreth 1.1 miliardë lekë.

Bashkitë që do të marrin më pak fonde janë ato me popullsinë më të ulët si Libohova, Pusteci, Konispol, etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH