Globi

Grindet me prindërit, largohet nga shtëpia dhe takon dy vëllezër, 17-vjeçarja drogohet dhe përdhunohet për tërë natën

Shkruar nga Liberale
Grindet me prindërit, largohet nga shtëpia dhe takon dy

Il Giorno raportoi historinë e tmerrshme. Dy djemtë, me origjinë indiane, 32 dhe 28 vjeç, punëtorë në një kompani milaneze, udhëtonin me një BMW, dhe ishin nisur për në Milano, ndoshta me synimin për të kërkuar një “pre” sepse hetuesit në makinën e tyre do të gjenin benzodiazepina. Ata e takojnë vajzën 17-vjeçare gjatë rrugës.

Ajo sapo ishte grindur me prindërit e saj, dhe dëshironte të kalonte një pasdite larg, në Milano. "Doni një udhëtim? Po shkojmë edhe ne në Milano". Kështu fillon makthi. E reja pranon udhëtimin, futet në makinë, të dy ndalojnë në një restorant të shpejtë sepse janë të etur dhe i ofrojnë asaj një kola, por ndërsa ajo humb vëmendjen, ulur në tavolinë, ata derdhin një dozë masive benzodiazepinash brenda. Kur vajza hipi në BMW, ishte në një gjendje gjysmë të pavetëdijshme dhe abuzimi seksual fillon pikërisht aty, në sediljen e makinës dhe më pas vazhdon në shtëpinë e njërit prej të dyve që jetonte vetëm. Vajza do të qëndrojë me ta, e burgosur dhe viktimë e abuzimit seksual që do të vazhdojë gjatë gjithë natës. E reja nuk do të rikthehet kurrë në vetëdije sepse, me siguri, të dy vazhdojnë ta drogojnë, por kjo sipas hetimeve, do të jetë e vështirë të konfirmohet. Gjatë natës e reja merr rreth njëqind telefonata në celular nga familjarët, të cilët duke mos e parë të kthehej, të alarmuar, bënë denoncimin.

Pasditen e së nesërmes dikush i përgjigjet telefonit që vazhdon të bjerë: ata janë dy përdhunuesit që e veshën viktimën dhe e kthyen në të njëjtin vend ku e kishin joshur, në stacionin e Melzos. Fillon pjesa e dytë e planit. Duke iu përgjigjur celularit dhe duke u shtirur me të atin, si dy kalimtarë të rastësishëm. “Jemi ndodhur rastësisht në zonë dhe shpëtuam një vajzë që nuk ndihej mirë. Vajza është këtu, e shtrirë përtokë në stacionin e Melzos”. Hetimi nis kur 17-vjeçarja bashkon disa blice: ajo është shtrirë dhe një burrë që ka një bluzë me logon e një kompanie, e njëjta në të cilën punon edhe babai i saj. Ajo e kishte fiksuar logon. Rrethi mbyllet kur një nga përdhunuesit vendos në Instagram një foto të saj, duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke menduar se ajo nuk mban mend asgjë ndërsa në sfond shihen muret e shtëpisë ku ndodhi përdhunimi. Ato mure dhe ajo dhomë do të njihen nga karabinierët gjatë një kontrolli. Hetimet e departamentit të pestë të prokurorisë kanë zgjatur gati një vit. Duhen ende muaj për të bashkuar enigmën dhe për të shkaktuar një kapje.

Pas kërkimeve, njëri nga dy vëllezërit indianë arrin të arratiset, tjetri prangoset dhe çohet në paraburgim Akuza është përdhunim në grup i rënduar me mosha të mitura. Agresori mbrohet duke u thënë hetuesve se ajo ishte dakord. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH