Aktualitet

14 vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Liberale
14 vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, ja çfarë

Dje pasdite një 14-vjeçare nga fshati “Syzezë” në Urë-Vajgurore Berat është gjetur pa shenja jete në banesë dhe menjëherë është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Më pas viktima E.Ç., 14-vjeçe është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit, ku po i nënshtrohet autopsisë e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide, por këto janë vetëm dyshimet e para.

Ndërkohë priten përfundimet e raportit mjeko-ligjor dhe analizave. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH