Aktualitet

14-vjeçari mbytet në Liqenin e Farkës në Tiranë

Shkruar nga Liberale
14-vjeçari mbytet në Liqenin e Farkës në Tiranë

Një 14-vjecar është gjetur i pajetë në Liqenin e Farkës në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se trupi i pajetë i të miturit u gjet mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:35.

“Shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, dyshohet se është mbytur në liqen”- thuhet në njoftimin e Policsë.

Njoftimi

Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili​ dyshohet se është mbytur në liqen.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH