Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar me një një mesazh për qytetarët, në rrjetin social “Facebook”, pasi kanë kaluar 100 ditë prej marrjes së detyrës.
Hoti shprehet se Kosova nuk është më e izoluar siç ishte për disa vite të shkuara, por tashmë është kthyer në rrugën e integrimit euro-atlantik.
Postimi i plotë
Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.
Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.
E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike.
Zoti i bekofte miqte tane.
Zoti e bekofte Kosoven.