Numri i britanikëve që jetojnë në Angli dhe Uells, të cilët kanë lindur jashtë Britanisë së Madhe, është rritur me 2.5 milionë, që nga viti 2011, tregojnë të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë.
Të dhënat e vitit 2021 numëronin 10 milionë njerëz të lindur jashtë Britanisë, vend me një popullsi prej 59.5 milionë banorësh (Angli dhe Uells). Nga këto, India ishte vendi më i zakonshëm i lindjeve, me 920,000 njerëz, 1.5% e totalit të banorëve të zakonshëm, prej nga ku doli edhe kryeministri aktual i saj.
Numri i njerëzve të lindur në Rumani, të cilët janë bërë shtetas britanikë, u rrit 576% midis 2011 dhe 202, ose shkoi në 539,000 shtetas. Grafiku ilustron dhjetë vendet kryesore të lindjeve jashtë MB për banorët e Anglisë dhe Uellsit. Ato janë India, Polonia, Pakistani, Rumania, Irlanda, Italia, Bangladeshi, Nigeria, Gjermania dhe Afrika e Jugut.
Në ditën e regjistrimit, më 21 mars 2021, popullsia e kombinuar e Anglisë dhe Uellsit ishte 59,597,542 - nga 56,075,912 që ishte në mars 2011. Rritja "natyrore" e popullsisë – diferenca e numrit të vdekjeve nga numri i foshnjave të lindura - përbënte 42.5% të rritjes. Pjesa tjetër 57.5% ishte për shkak të migrimit pozitiv neto - diferenca midis atyre që shkuan dhe atyre që u larguan nga Anglia dhe Uellsi, që arrin në dy milionë njerëz.
Londra është rajoni me përqindjen më të madhe të njerëzve të lindur jashtë MB. Në vitin 2021, më shumë se katër në 10 (40.6%) e banorëve të zakonshëm të kryeqytetit nuk kishte lindur në Mbretërinë e Bashkuar. Në të kundërt, si Uellsi (6.9%) ashtu edhe verilindja e Anglisë (6.8%) kishin afërsisht një në 14 banorë të zakonshëm të lindur jashtë MB.
Midis dy regjistrimeve, numri i qytetarëve të lindur në BE u rrit me 1.1 milion. Por kjo vështirë se tregon të gjithë historinë. Të dhëna të tjera sugjerojnë se popullsia e lindur në BE tani është në rënie, me pasoja të rëndësishme sociale dhe politike. Regjistrimi tregon një rritje pothuajse gjashtëfish të numrit të rumunëve rezidentë në Angli dhe Uells, që nga viti 2011 - por nuk dihet nëse ky numër tani po rritet apo po bie.
Zyra për Statistikat Kombëtare ka llogaritur gjithashtu madhësinë mesatare të familjeve në Angli dhe Uells, e cila mbetet pothuajse e njëjtë me vitin 2011, megjithëse numri i tyre është rritur në përputhje me popullsinë. Madhësia mesatare e familjes në Angli dhe Uells në vitin 2021 ishte 2.4 persona, siç kishte qenë në vitin 2011, por tre në 10 familje përbëhen vetëm nga një person.
Italia gjithashtu hyri në 10 vendet më të mira të lindjeve jashtë Mbretërisë së Bashkuar, duke u rritur në 277,000 nga 135,000 midis 2011 dhe 2021, një rritje prej 105%. "Regjistrimi tregon për ndryshimin gjatë gjithë dekadës - kush jeton në mars 2021, krahasuar me marsin 2011," tha zëvendësdrejtori i regjistrimit Jon Ëroth-Smith.
"Ne mund të shohim se rumunët kanë ndikuar në këtë ndryshim, ndërsa ka pasur gjithashtu rritje për shkak të migrimit nga India, Pakistani dhe Polonia, si dhe nga vendet e Evropës Jugore si Italia." Siç shihet edhe nga shifrat dramatike, shqiptarët nuk figurojnë në listë, por edhe nëse do të fitonin nënshtetësi britanike, numri i tyre mbetet i papërfillshëm me komunitetet e tjera të huaja që jetojnë në Britani. /Liberale.al/