Globi

1 vit luftë në Ukrainë, Zogaj: Situata mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës është e brishtë. Askush s'e parashikon se çfarë do ndodhë

Shkruar nga Liberale
1 vit luftë në Ukrainë, Zogaj: Situata mes SHBA-së,

Në kohën kur Vladimir Putin dërgoi deri në 200 mijë ushtarë në Ukrainë më 24 shkurt 2022, ai supozoi se mund të futej në Kiev, brenda pak ditësh dhe të rrëzonte qeverinë, por gaboi. Pas një sërë tërheqjesh poshtëruese, plani i tij fillestar i pushtimit ka dështuar qartë, por lufta e Rusisë nuk ka përfunduar ende.

I ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2 CNN, pedagogu Besian Zogaj tha se lufta ruse në Ukrainë që në krye të herës, paralajmëroi se do rikonceptonte gjithë ngrehinën e marrëdhënieve ndërkombëtare, gjithë kornizat e deritanishme me të cilat mbahej këto 77 vitet e fundit, sfera e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Zogaj, sqaron se një gjë e tillë ka ndodhur dhe sot kemi një situatë krejt tjetër, pra, një rikthim të dialektikës (mik-armik) edhe në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai thotë se tashmë ekziston një ndarje e qartë, e cila u vu re edhe në Konferencën e Mynihut, ku për të dytin vit radhazi Rusia s’kishte prezencë, pasi një vit më parë e kishte bojkotuar me hamendësimin se do të realizonte një luftë të shpejtë.

Këtë vit Rusia nuk u ftua fare, duke hapur një debat të tillë edhe në ambientet diplomatike, për sa kohë, diplomacia shërben pikësëpari për të garantuar pika takimi. Ekziston edhe një debat për përfshirjen në bisedime diplomatike të Rusisë, Iranit dhe të gjitha ato vende që shfaqen një rezistencë për t’iu bashkuar aleancës të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dalë në krah Ukrainës”, tha Zogaj.

Ai mendon se qëllimet e Putinit janë të qarta, pasi i ka shprehur hapur që në vitin 2007. Zogaj, sqaron se kundërshtia e Putinit ndaj epërsisë në rrafshin diplomatik të Perëndimit dhe SHBA-së, në veçanti si kryetare e kësaj aleance është mësuar më kohë, ndërsa thekson më tej se Putin do ta ketë shumë të vështirë të largohet nga kjo sipërmarrje pa marrë diçka mbrapsht. Ai shprehet se pas 365 ditëve luftë, sot kemi një ndarje të botës apo, siç e quan ai, një lloj rikthimi të perdes së hekurt.

Një gjë e tillë vihet re lehtësisht në organizatat ndërkombëtare, si OSBE apo edhe në forume të tjera të rëndësishme ku vihet re qartësisht një ndarje mes mbështetësve të Ukrainës dhe atyre që shfaqin një lloj rezistence ndaj aleancës euroatlantike. Duhet parë edhe votimi në OKB, vërtetë janë 141 shtete që kanë dënuar ndërhyrjen, duke dalë në mbrojtje të sovranitetit territorial të Ukrainës, por nga ana tjetër, kemi edhe shtete si India, Kina dhe një pjesë të mirë të shteteve Afrikane, të cilat nuk kanë mbajtur një qëndrim në lidhje me këtë ngjarje, kurse diplomacia ruse shkon pikërisht aty, kjo është vënë re tek një tur i iniciuar nga shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, i cili po planifikon të nisë edhe një tur tjetër diplomatik tek të gjitha ato vende që kanë demokraci të brishtë, pra që kanë sisteme neopatrimoniale, apo probleme me xhihadin islamik. E thënë ndryshe, diplomacia ruse nuk po qëndron në vend, pasi nëse do merret me një numër popullsie, kemi dy botë të ndara. Këtu dëgjon shumë zhurmë, por nëse shihet me kujdes, kuptojmë se gjysma tjetër e botës ende nuk është shprehur. Ekuilibrat vazhdojnë të jenë ende të brishta”, tha Zogaj në A2 CNN.

Sipas tij, ekzistojnë dy skenarë: Putinit ose do ti ofrohet një strategji dalje nga lufta ose konflikti do të përshkallëzohet edhe më shumë. Ai mendon se pas 12 muajsh luftë aleanca Perëndimore pranë Ukrainës, e udhëhequr nga SHBA-të i bashkon vendet, një fakt që e përforcon edhe më shumë këtë argument është vota pro e Brazilit dhe e Afrikës së Jugut, apo e disa vendeve të tjera që më parë kanë qëndruar të tërhequra në qëndrimet e tyre.

Këtu po ridifinohet ngrehina e marrëdhënieve ndërkombëtare në qendër NATO-n dhe është fat, në këndvështrimin tim, në krye të gjithë kësaj përpjekje për ta mbajtur nën kontroll edhe egon e Putinit, pasi në fund të fundit, marrëdhëniet ndërkombëtare kthehen në personale. Dhe Putin si një nga autokratët më të mëdhenj të një mijëvjeçarit të ri, patjetër se është i prekur, pasi nuk i ka bërë llogaritë mirë dhe është i poshtëruar, ndërsa nga ana tjetër, kemi një burrë me një eksperiencë të madhe si Joe Biden që e njeh edhe këtë tipar të pushtetit, duke përfituar kohë. Përveç të tjerash, kjo është edhe një betejë nervash, përtej përplasjes në terren”, tha Zogaj.

Ai mendon se nëse do vazhdohet me një strategji të tillë, Perëndimi do ia dalë të evitojë përshkallëzimin e situatës edhe pse në këtë konflikt ekziston një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore. Një kërcënim i tillë, sipas tij, duhet të merret në konsideratë, pasi institucionet, në fund të fundit, për këtë janë, që të parashikojnë skenarin më të keq. Zogaj thotë se situata mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës sot është e brishtë. Sipas tij, duke qenë e tillë, është akoma edhe më e vështirë për t’i parashikuar gjërat në vijim.

Putin ka vetëm një armë në dorë, të cilën e ka mbivlerësuar që ka ushqyer atë luftën hibride që është ky postmoderniteti, goditja e vlerave, e kornizave të gjithë pranuar të cilat janë gjithmonë në konflikt në botën perëndimore. Megjithatë, sa i përket çështjeve të sigurisë, bota perëndimore është e gjitha e bashkuar”, thotë pedagogu, Besian Zogaj për A2 CNN.

Viti i luftës në Ukrainë, ishte më i zymti në kalendarin e kohës në të cilën jetojmë. Vdekje, shkatërrim e dhimbje shoqëruan atë që Putin e cilësoi si operacion special më 24 shkurt të 2022-shit në shtetin fqinj. Ne, shikojmë ngjarjet kryesore të 12 muajve të fundit, këtu përfshihen zhvillimet ushtarake, si dhe kriza ekonomike dhe njerëzore që ka shkaktuar konflikti.

Në përvjetorin e parë të luftës, forcat e Putin mbeten të bllokuara në një luftë të përgjakshme rrënuese. Qytetet janë shkatërruar. Dhjetëra mijëra civilë dhe luftëtarë nga të dyja palët janë vrarë dhe plagosur. Miliona njerëz ose janë larguar nga vendi ose janë zhvendosur brenda vendit./Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

All - General - 1
Poll
All - General - 2
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7
SHQIPENGLISH