Globi

Zjarret në Australi, mblidhet 20 milionë dollarë në 48 orë

Shkruar nga Liberale
Zjarret në Australi, mblidhet 20 milionë dollarë në 48

Fondet për zjarret që kanë përfshirë Australinë kanë arritur në 20 milionë dollarë ë vetëm 48 orë, ndërkohë vendi vijon të përballet me emergjencën e zjarreve.

Emergjenca e zjarreve ka nxitur qindra mijëra njerëz të dhurojnë paratë e tyre për t’i ardhur në ndihmë vendit.

Aktorja australiane Celeste Barber bëri një apel gjatë të premtes në profilin e saj në Facebook për  ndihmë lidhur me  situatën tejet të vështirë në të cilën është përfshirë vendi.

Të paktën 24 persona mësohet të kenë humbur jetën që prej Shtatorit 2019 kur kanë nisur zjarret. Kryeministri Scott Morrison ka thirrur edhe 3000 trupa rezervë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Linja ajrore australiane “Qantas” ka anuluar fluturimet. Në Canberra cilësia e ajrit është renditur si më e keqja në botë dhe u është kërkuar banorëve të largohen nga shtëpitë.

Të paktën 200 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë vendin. Më shumë se 1200 shtëpi janë shkatërruar dhe miliona hektarë tokë janë djegur, ndërkohë që shumë persona janë evakuuar nga shtëpitë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH