Aktualitet

"Zgjedhja e Begajt, rast unik", Berisha flet për raportin me Metën

Shkruar nga Liberale
"Zgjedhja e Begajt, rast unik", Berisha flet për raportin me

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha ka sqaruar sërish raportin e tij me presidentin Ilir Meta.

Në një konferencë për mediat, Berisha sqaroi se nuk ka asnjë krisje me Metën.

“Nuk ka krisje. Presidenti, e kam theksuar, do jem transparent, Kushtetuta në germë, nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit. Se ka një përkufizim të tillë. Por raste unë di që nuk ndodhin. Të themi të vërtetën, Presidenti mund të mos e firmoste raundin e katërt, por të pestin s’e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrimin kushtetues, pastaj ndërhyjnë mekanizma të tjera. Kur kishte “check and balance” ndërhynin mekanizma të tjera. Ai nuk mund të mos ushtronte kushtetutshmërinë. Është rast unik në historinë vendeve të tjerë. S’ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta emërosh President të Republikës, përveç në rastin e Juntave. S’ka ndodhur asnjëherë!", tha Berisha.

Kujtojmë se, ish-kryeministri ka pasur kritika sa i takon qëndrimit për firmosjen e dekretit për shkarkimin nga detyra si Shef i Shtabit të Presidentit të zgjedhur, Bajram Begajt.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH