Globi

Zelanda e Re, 101 ditë pa asnjë rast me koronavirus

Shkruar nga Liberale
Zelanda e Re, 101 ditë pa asnjë rast me koronavirus

Për 101 ditë rresht, Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast koronavirusi të transmetuar lokalisht.

Këto të dhëna janë përshëndetur si një moment historik domethënës nga kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern.

Në vend ka vetëm 21 raste aktive me koronavirus dhe janë të gjitha raste të importuara nga personat që vijnë në Zelandën e Re. Ata janë në izolim.

Gjithsej, Zelanda e Re ka 1.219 të infektuar dhe 22 të vdekur që nga shkurti, një bilanc pozitiv nëse krahasohet me vendet e tjera.

Një bllokim i parakohshëm, kufizime të ashpra kufitare, mesazhe të efektshme shëndetësore dhe një program agresiv gjurmo-testo besohet të kenë ndihmuar në eliminimin e virusit në vend.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH