Globi

Zbulohet një tjetër mutacion i Covid-19 në Britaninë e Madhe

Shkruar nga Liberale
Zbulohet një tjetër mutacion i Covid-19 në Britaninë e Madhe

Një mutacion tjetër i koronavirusit është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin e kanë bërë të ditur ekspertët vendas, raporton “The Guardian”, ku mutacioni i njohur si B1525, është subjekt i një raporti nga studiuesit në Universitetin e Edinburgut, të cilët thonë se është zbuluar përmes sekuencimit të gjenomit në 10 vende përfshirë Danimarkën, SHBA dhe Australinë, me 32 raste të gjetura në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani.

Mostrat më të hershme datuan në dhjetor në MB dhe Nigeri.

Ekipi thotë se mutacioni ka ngjashmëri në gjenomin e tij me variantin Kent, B117, dhe përmban një numër mutacionesh që kanë shqetësuar studiuesit, duke përfshirë mutacionin E484K në proteinë spike, një proteinë që gjendet në pjesën e jashtme të virusit që luan një rol të rëndësishëm për të ndihmuar virusin të hyjë në qeliza.

Ky mutacion E484K është i pranishëm në variante që u shfaqën në Afrikën e Jugut dhe Brazil dhe mendohet se e bëjnë virusin më të aftë të shmangë antitrupat neutralizues të prodhuar nga trupi i njeriut.

Dr. Simon Clarke, një profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Reading, tha se ndërsa ishte e paqartë se çfarë efekti mund të kenë mutacionet në aftësinë e koronavirusit për të krijuar një infeksion, ose në ashpërsinë e sëmundjes, prania i mutacionit E484K ishte i njohur në variantin e Afrikës së Jugut për të dhënë një shkallë të rezistencës ndaj disa vaksinave.

“Ne nuk e dimë ende se sa mirë do të përhapet ky mutacion i ri, por nëse është ‘i suksesshëm’ mund të mendohet se imuniteti nga çdo vaksinë ose infeksion i mëparshëm do të zbutet“, tha ai.

Clarke shtoi se varianti i ri duhet të përfshihet në përpjekjet për të rritur testimin, në mënyrë që të parandalohen mutacione shqetësuese.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH